Kushtet dhe privatësia

Kushtet e shitjes

  • Dërgimi i telefonit për vlerësim nuk të obligon ta shesësh. Vendos vetë pasi ta shohësh ofertën tonë.
  • Çmimi që të dërgojmë është një ofertë e bazuar në të dhënat dhe fotot që ke dhënë. Çmimi përfundimtar konfirmohet pas kontrollit fizik të telefonit. Nëse telefoni dallon nga përshkrimi, të tregojmë arsyen dhe ti vendos nëse pajtohesh.
  • Nëse oferta pranohet, pagesa bëhet pas kontrollit të telefonit.
  • Nuk blejmë telefona të vjedhur, të bllokuar ose me llogari të lidhur (iCloud, Google). Shitësi konfirmon që telefoni është i tij dhe e ka çaktivizuar llogarinë.
  • Për të vërtetuar pronësinë, kërkojmë foto të ID-së ose pasaportës së pronarit të telefonit.
  • Në rastin e takimit në vend të caktuar ose të dërgimit me postë, shpenzimet e transportit mund të zbriten nga çmimi dhe të shfaqen në ofertën përfundimtare.
  • Nëse telefoni nuk përputhet me përshkrimin, ose del i vjedhur ose i kyçur, shitja anulohet dhe telefoni i kthehet shitësit.

Privatësia dhe të dhënat personale

Të dhënat i mbledh shitetelefonin.com, Rruga Rexhep Bislimi, Ferizaj, tel. 043 986 286.

  • Çfarë mbledhim: emrin, numrin e telefonit, qytetin, të dhënat dhe fotot e telefonit dhe fotot e ID-së ose pasaportës.
  • Pse: për të vlerësuar telefonin, për të të dërguar ofertën në WhatsApp ose Viber dhe për të verifikuar pronësinë.
  • Kush i sheh: vetëm ne. Nuk i shesim dhe nuk i japim palëve të treta, përveç kur e kërkon ligji.
  • Sa kohë i ruajmë: fotot e ID-së i fshijmë sapo të përfundojë ose të refuzohet kërkesa. Kërkesat pa marrëveshje i fshijmë pas 30 ditësh.
  • Të drejtat e tua: mund të kërkosh të shohësh, korrigjosh ose fshish të dhënat e tua në çdo kohë. Na shkruaj në WhatsApp në 043 986 286.